Iran – Pjesëmarrësit në kremtimin e 42-vjetorit të revolucionit hodhën parulla kundër Rouhanit

Në Iran, qindra njerëz që morën pjesë me motoçikletat e tyre në kremtimin e 42-vjetorit të revolucionit brohorisnin parulla kundër Presidentit Hassan Rouhani.

1581427
Iran – Pjesëmarrësit në kremtimin e 42-vjetorit të revolucionit hodhën parulla kundër Rouhanit

Iran, qindra njerëz që morën pjesë me motoçikletat e tyre në kremtimin e 42-vjetorit të revolucionit brohorisnin parulla kundër Presidentit Hassan Rouhani.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale qindra persona brohorisnin parulla “Poshtë Ruhani”.

Në pamje tërhoqi vëmendjen një person në kamionçinë në lëvizje, i cili hidhte parulla “Poshtë Amerika”, “Poshtë Izraeli”, ndërsa personat me motoçikleta iu përgjigjën “Poshtë Rouhani”.

Motoçiklistët u panë duke mbajtur në duar flamuj iranianë dhe të Hezbollahut.

Më 11 shkurt 1979, nën udhëheqjen e Ajatollah Ruhullah Homeini, sundimi i Shah Mohammad Reza Pehlevi u mbyll me revolucionin, i cili u krye me parulla të tilla si "Liria, Barazia", "As Lindja as Perëndimi".

Festimet në vend këtë vit u mbajtën në formën e kalimeve të autokolonave me makina dhe motoçikleta për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).



Lajme të ngjashme