Gjeorgji: Partneriteti strategjik me Turqinë thellohet me frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjeorgjisë bëri një deklaratë me shkrim me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë.

1579769
Gjeorgji: Partneriteti strategjik me Turqinë thellohet me frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë

Gjeorgjia bëri të ditur se partneriteti strategjik me Turqinë është thelluar me frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë, rikujtohet se para 100 vitesh, më 8 shkurt 1921, në emër të Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, ambasadori Simon Mdivani, i dorëzoi letrat kredenciale Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Kemal Ataturk.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se themeluesi i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, njëherësh edhe Kryetari i Kuvendit, Simon Mdivani u bë edhe diplomati i parë i huaj që i dorëzoi letrat kredenciale Ataturkut. Me rifitoren e pavarësisë së Gjeorgjisë, që nga viti 1990 ka filluar një epokë e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Partneriteti strategjik ndërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë thellohet me frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Republika e Turqisë është një mbështetëse e fortë e integritetit territorial e sovranitetit të Gjeorgjisë dhe aspiratave të saj Euro-Atlantike", shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë.



Lajme të ngjashme