Libi – Zëdhënësi i Haftarit përshëndetë zgjedhjen e qeverisë së përkohshme

Ahmed Al-Mismari, një zëdhënës i milicisë së Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të paligjshme të armatosura në lindje të Libisë, përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së përkohshme.

1578711

Mismari tha për kanalin televiziv “Al-Hades” se ishin të kënaqur me rezultatet e Forumit të Dialogut Politik Libian në Zvicër.

Zëdhënësi shprehu kënaqësinë me zgjedhjen e qeverisë së përkohshme në Libi gjatë një forumi të Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa tha se “Përgëzojnë Mohammed Menfi, i cili u zgjodh President i Këshillit Presidencial dhe Abdulhamid Dibeybe si Kryeministër”.

Si rezultat i votimit të anëtarëve të Forumit të Dialogut Politik Libian, i cili u mblodh në Zvicër ditë më parë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara, Mohammed Menfi u zgjodh President i Këshillit Presidencial dhe Abdulhamid Dibeybe u zgjodh Kryeministër deri në zgjedhjet e planifikuara të mbahen më 24 dhjetor 2021.

Lajme të ngjashme