Sulmi i përkrahësve të organizatës terroriste PKK/YPG ndaj një xhamie në Gjermani

Në murin e një xhamie në Dresden të Gjermanisë mbështetësit e organizatës terroriste PKK/YPG shkruan parulla të organizatës.

1576799

Në xhaminë Fatih të varur nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB), sulmi me njollosje i ndërmarrë nga persona të paidentifikuar, u has nga besimtarët që shkuan në xhami për namazin e sabahut.

Në fillim u njoftuan administruesit e xhamisë, më pas çështja i kaloi policisë.

Xhamia që ndodhet në rrugën “Huhndorfer”, ku mund të falen 300 persona përnjëherësh, u inspektua nga policia dhe pasi u mbajt procesverbal filloi hetimi ndaj ngjarjes.  

E njëjta xhami në vitin 2016 ishte sulmuar me bombë, dhe sulmuesi Nino K. U dënua me 9 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Kurse në sulmin e vitit të kaluar ishin thyer xhamat e xhamisë dhe ishin shkaktuar dëme të ndryshme materiale.

Lajme të ngjashme