Reagimi i BE-së për protestat ‘Navalny’ në Rusi

Pritet që Borrell ta vizitojë Rusinë më 5 shkurt dhe përmes një mesazhi në median sociale ai ka shprehur trishtimin e tij për zhvillimet e fundit në këtë vend.

1574823
Reagimi i BE-së për protestat ‘Navalny’ në Rusi
rusya navalniy gosteriler.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka shprehur keqardhjen për arrestimin e mijëra protestuesve dhe përdorimin e forcës joproporcionale ndaj pjesëmarrësve dhe gazetarëve në protestat për lirimin e opozitarit rus Alexey Navalny, i cili mbahet në burg në Rusi.

Pritet që Borrell ta vizitojë Rusinë më 5 shkurt dhe përmes një mesazhi në median sociale ai ka shprehur trishtimin e tij për zhvillimet e fundit në këtë vend.

“Ndjehem i trishtuar nga arrestimi (dje) edhe një herë i një numri të madh protestuesish në Rusi dhe përdorimi i forcës joproporcionale ndaj manifestuesve dhe gazetarëve”, shkruan shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell ka thënë se njerëzit duhet ta ushtrojnë pa frikë e presion lirinë e tyre të tubimit dhe manifestimit dhe ka kërkuar që Rusia t’u përmbahet angazhimeve ndërkombëtare.

Mijëra njerëz në Rusi zhvilluan një demonstratë për lirimin e opozitarit Alexey Navalny pavarësisht masave të gjera të sigurisë. Me mijëra njerëz morën pjesë në protestat e paligjshme që u mbajtën në shumë qytete të vendit, kryesisht në Moskë e Shën Petërburg.

Policia ndërhyri ndaj protestuesve, kryesisht liceistë dhe studentë, dhe siç raportojnë organizatat e të drejtave të njeriut policia vuri në pranga në këto protesta më shumë se 3.800 pjesëmarrës, përfshirë 82 gazetarë.

Mes të arrestuarve është edhe bashkëshortja e Navalny, Yulia Navalnaya.

 


Lajme të ngjashme