Rusi – Mijëra njerëz mblidhen për protesta për lirimin e disidentit Alexey Navalniy

Mijëra njerëz në Rusi kanë filluar të mblidhen për të mbajtur një demonstratë duke kërkuar lirimin e disidentit rus të burgosur Alexey Navalniy.

1574439
Rusi – Mijëra njerëz mblidhen për protesta për lirimin e disidentit Alexey Navalniy
rusya navalniy gosteriler.jpg

Mijëra njerëz në Rusi kanë filluar të mblidhen për të mbajtur një demonstratë duke kërkuar lirimin e disidentit rus të burgosur Alexey Navalniy.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë në demonstrata në disa qytete, ndërsa po tërheqin vëmendjen masat e rrepta të forcave të zbatimit të ligjit, veçanërisht në kryeqytetin Moskë.

Rrugët në zonën ku do të zhvillohen demonstrata në Moskë janë bllokuar, ndërsa barrikada janë ngritur me disa automjete policie.

Në zonën në fjalë, vendet e parkimit të makinave dhe disa stacione të metrosë nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Në këtë zonë ku kafenetë, baret dhe restorantet janë të mbyllura, shitjet e alkoolit u ndaluan midis orës 09.00 dhe 23.00 me kohën lokale.

Ndërkohë në një deklaratë të bërë nga Ministria e Brendshme ruse theksohet se demonstratat janë të paautorizuara.

Qytetarëve rusë u bëhet thirrje që të mos marrin pjesë në demonstrata, ku mund të ketë provokime.

Ndërhyrjet e policisë kundër demonstruesve kanë filluar në disa qytete, ndërsa shumë njerëz janë ndaluar deri më tani në demonstrata në të gjithë vendin.

Më 23 janar në gjithë Rusinë u mbajtën protestat me të njëjtën kërkesë dhe rreth 4.000 njerëz u arrestuan.

 


Lajme të ngjashme