Putin dhe Aliyev bisedojnë për Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse në Karabakun Malor

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev diskutuan zhvillimet në lidhje me Qendrën e Përbashkët të Vëzhgimit Turko-Ruse të ngritur në Karabakun Malor.

1574215
Putin dhe Aliyev bisedojnë për Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse në Karabakun Malor

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev diskutuan zhvillimet në lidhje me Qendrën e Përbashkët të Vëzhgimit Turko-Ruse të ngritur në Karabakun Malor.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Pallati Presidencial Rus (Kremlini), u bë e ditur se në bisedën telefonike midis Putinit dhe Aliyevit u shkëmbyen mendime për zhvillimet në lidhje me Qendrën e Përbashkët të Vëzhgimit Turko-Ruse, e cila filloi aktivitetet e saj sot (30.01.2021) në kuadër të armëpushimit Karabakun Malor.

Në bisedë u shpreh besimi se Qendra do të kontribuojë në stabilizimin e mëtejshëm të situatës në Karabakun Malor dhe përmbushjen ashtu siç duhet të marrëveshjeve të arritura në rajon.

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 Shtator, Armenia pranoi disfatën pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave nga ana e Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje që parashikonte evakuimin e provincave të pushtuara të Agdamit, Laçinit dhe Kelbexherit.

Vlen të përmendet se memorandumi i mirëkuptimit mbi Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe homologut rus, Sergey Shoygu më 11 nëntor 2020. Kjo qendër u krijua në mënyrë që të vëzhgojë dhe mbikëqyrë armëpushimin në Karabakun Malor. Turqia merr pjesë me një gjeneral dhe 38 pjesëtarë të stafit ushtarak, që do të kontribuojnë gjerësisht në vazhdimësinë e armëpushimit dhe në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

 


Lajme të ngjashme