Munsif al-Merzuki flet me lëvdata për Presidentin Erdogan

Ish-Presidenti i Tunizisë, Munsif al-Merzuki deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjithmonë ka mbështetur kauzën e Muhammed Mursi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjiptit.

1573402
Munsif al-Merzuki flet me lëvdata për Presidentin Erdogan

Ish-Presidenti i Tunizisë, Munsif al-Merzuki deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjithmonë ka mbështetur kauzën e Muhammed Mursi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjiptit.

Me rastin e 10-vjetorit të Revolucionit të 25 janarit, Fondacioni Mursi Democraci organizoi një aktivitet përmes videokonferencës me temë "10 vjet që nga janari... Mursi në zemrën e revolucionit".

Munsif al-Merzuki, një nga pjesëmarrësit në këtë aktivitetet deklaroi se Mursi luftoi për të rivendosur pozicionin e Egjiptit në botën arabe dhe për ta bërë vendin e tij një shtet ligjor.

Murzuki ndër të tjera foli me lëvdata edhe për mbështetjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për Mursin.

“Presidenti Erdogan ka mbështetur gjithmonë në vendin e tij dhe në arenën ndërkombëtare kauzën e Mursit”, tha ish-Presidenti i Tunizisë dhe shtoi: "Mursi u përpoq për vlerat njerëzore pa pasur frikë nga pasojat dhe pavarësisht se dolën kundër tij, ai respektoi demokracinë. Ai ishte një person i përsosur në të gjitha kuptimet.".

Në Egjipt, pushteti 30-vjeçar i Hysny Mubarak mori fund me kryengritjen e popullit, që filloi më 25 janar 2011. Muhammed Mursi, një nga figurat simbolike të Revolucionit të 25 janarit dhe Presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, u hoq nga posti i tij me një grusht shteti ushtarak në korrik të vitit 2013.

Mursi më 17 qershor 2019 humbi jetën në sallën e gjyqit.  



Lajme të ngjashme