Rusia akuzon vendet e grupit G7 dhe BE-në për ndërhyrje në punët e saj të brendshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet një komunikate me shkrim reagoi ndaj një deklarate të përbashkët nga vendet e G7 dhe BE-së.

1572850
Rusia akuzon vendet e grupit G7 dhe BE-në për ndërhyrje në punët e saj të brendshme

Rusia ka akuzuar vendet e grupit G7 dhe Bashkimin Evropian (BE) për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet një komunikate me shkrim reagoi ndaj një deklarate të përbashkët nga vendet e G7 që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, të cilët dënuan arrestimin e disidentit rus Aleksey Navalniy.

"Ne e konsiderojmë këtë deklaratë si një ndërhyrje të vrazhdë në punët tona të brendshme dhe një hap armiqësor", thuhet deklaratë, ndërsa theksohet se akuzat për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga ana e Rusisë janë "të pabaza".

Duke komentuar se vendet e G7 kanë humbur autoritetin e tyre në arenën ndërkombëtare, Ministria e Jashtme ruse në deklaratën e saj shkruan: “Ne u bëjmë thirrje vendeve të G7 dhe BE të respektojnë normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, të ndalojnë shtrembërimin e fakteve dhe përdorimin e metodave të tjera të luftës dhe t'i kushtojnë më shumë vëmendje zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të tyre”.

Vendet e G7 dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në një deklaratë të përbashkët që dënon arrestimin e disidentit rus Aleksey Navalniy të martën i bënë thirrje udhëheqjes së Moskës që ta lirojë atë menjëherë.

 


Lajme të ngjashme