Rusi – Policia bastis shtëpitë e disidentit Navalniy

Në Rusi, policia bastisi shtëpitë e disidentit të burgosur Alexei Navalniy dhe zyrën e Fondacionit Antikorrupsion që ai themeloi.

1572833
Rusi – Policia bastis shtëpitë e disidentit Navalniy

Rusi, policia bastisi shtëpitë e disidentit të burgosur Alexei Navalniy dhe zyrën e Fondacionit Antikorrupsion që ai themeloi.

Ivan Jdanov, drejtori i Fondacionit Antikorrupsion, të cilin Ministria ruse e Drejtësisë e ka vendosur në listën e "agjentëve të huaj", njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se policia po kontrollon apartamentin e të arrestuarit Navalniy dhe gruas së tij tyre në kryeqytetin Moskë dhe zyrën e Fondacionit Antikorrupsion.

“Policia hyri në shtëpi”, tha Jdanov, duke deklaruar se kontrolli u krye me arsyetimin se " janë shkelur rregullat sanitare dhe epidemiologjike".

Më 23 janar, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në vend për lirimin e Alexei Navalny, ku më shumë se 3.000 persona u ndaluan.

Zëdhënësi i Kremlinit (Pallati presidencial rus) Dmitriy Peskov kishte argumentuar se protestat në mbështetje të Navalny ishin "të paligjshme dhe të papranueshme".

Navalny gjithashtu njoftoi se protestat do të mbahen përsëri më 31 janar.

 


Lajme të ngjashme