Antony Blinken thekson angazhimin e SHBA-së për forcimin dhe rigjallërimin e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi të mërkurën “angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e NATO-s” gjatë një bisedë telefonike me kreun e Aleancës, Jens Stoltenberg.

1572848
Antony Blinken thekson angazhimin e SHBA-së për forcimin dhe rigjallërimin e NATO-s

Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, publikoi një komunikatë me shkrim lidhur me bisedën telefonike Blinken-Stoltenberg.

Në deklaratë thuhet se Blinken dhe Stoltenberg ranë dakord për fillimin e përgatitjeve për organizimin e një samiti të liderëve të NATO-s në gjysmën e parë të vitit 2021.

“Sekretari Blinken, në bisedën e tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, nënvizoi angazhimin e administratës Biden për forcimin dhe rigjallërimin e Aleancës Transatlantike”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit Price.

Shefi i diplomacisë amerikan realizoi biseda telefonike të ndara gjithashtu me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar - Dominic Raab, ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë - Heiko Maas, ministrin e Punëve të Jashtme të Francës - Jean-Yves Le Drian dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit - Gabi Ashkenazi.

Në bisedat me homologët e tij evropianë, Blinken ripërsëriti rëndësinë e NATO-s dhe marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe këtyre vendeve.

Kurse në telefonatën me Ashkenazin, kryediplomati amerikan theksoi angazhimin e fuqishëm të vendit të tij për sigurinë e Izraelit.

Blinken vlerësoi përparimin e bërë në “Akordet e Abrahamit” ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe duke vënë në pah interesin e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshme të paqes në këtë pikë.



Lajme të ngjashme