Tatar bën thirrje për njohjen e Qipros turke

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC/TRNC) Ersin Tatar deklaroi se TRNC duhet të njihet për të pasur një paqe të qëndrueshme dhe të përhershme në Qipro.

1571893
Tatar bën thirrje për njohjen e Qipros turke

Këshilli Britanik i Shoqatave Turkoqipriote (CTCA), Shoqata e Turkoqipriotëve të Anglisë (BTCA) dhe OJQ-ja Fondacioni “Circle” kanë mbajtur një panel online me temë "E Ardhmja e Qipros", të cilin e drejtoi ish-sekretari i Shoqërisë Civile në Mbretërinë e Bashkuar, Brooks Newmark.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar në këtë panel mori pjesë me një videomeazh, ku ai tha se qipriotët turq po i qeverisin vet dhe për një kohë të gjatë punët e tyre shtetërore.

"Prandaj, ne i themi bashkësisë ndërkombëtare se meritojmë njohjen e shtetit tonë. Në këtë moment, si Presidenti i sapozgjedhur i qipriotëve turq, politika ime është që të kemi dy shtete të barabarta sovrane në ishull", tha Tatar në videomesazhin e tij.

Duke vënë në dukje se megjithë qëllimet e mira të qipriotëve turq, të gjitha përpjekjet për një zgjidhje kanë dështuar për shkak të qëndrimit të grekëve, ai tha: "Si rrjedhojë, kjo është politika jonë e re dhe ne po e zbatojmë këtë politikë 100 për qind në harmoni me qeverinë turke (Ankaranë). Ne themi që bisedimet e reja duhet të bazohen në sovranitet të barabartë."

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar tha se duhet gjetur një zgjidhje e përhershme, por jo mbi bazën e "Republikës së Qipros".

Tatar deklaroi se duhet të ekzistojnë dy shtete të reja, njëri në veri dhe tjetri në jug, dhe se të dy duhet ta njohin njëri-tjetrin, vetëm kështu mund të arrihet një zgjidhje e përhershme dhe e qëndrueshme.

"Ne duam sovranitetin tonë, ne duam barazinë tonë Ne jemi një nga dy popujt që jetojnë në Ishull dhe meritojnë të jemi të pranuar po aq sa qipriotët grekë dhe ne e kemi shprehur këtë me çdo rast në arenën ndërkombëtare”,- u shpreh Tatar dhe theksoi se gjetja e një zgjidhjeje të drejtë mbi këtë bazë do të sigurojë paqe dhe siguri në të gjithë Mesdheun Lindor.



Lajme të ngjashme