Rifillojnë punimet për restaurimet në xhaminë Al-Aksa
Jordania deklaroi se në xhaminë Al-Aksa (Mesxhidi Aksa) në tokat e pushtuara palestineze në Jerusalemin Lindor, pas pengesave të Izraelit, kanë rifilluar punimet për restaurimin dhe përmirësimin.

Jordania deklaroi se në xhaminë Al-Aksa (Mesxhidi Aksa) në tokat e pushtuara palestineze në Jerusalemin Lindor, pas pengesave të Izraelit, kanë rifilluar punimet për restaurimin dhe përmirësimin.
Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë, Eymen es-Safedi, në një deklaratë për televizionin shtetëror pas takimit të tij me Komisionin Palestinez në Parlament, deklaroi se Jordania është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet palestineze.
Ai përsëriti mbështetjen e vendit të tij për kauzën palestineze dhe deklaroi se si rezultat i nismave diplomatike të Jordanisë, puna e restaurimit në Mesxhidi Aksa ka filluar përsëri që sot.
Më 24 janar, forcat izraelite kishin bastisur Xhaminë Sahara të Kubbetu, e cila ndodhet brenda kufijve të Xhamisë Al-Aksa, duke ndaluar punën e restaurimit të mermerit dhe kolonave të brendshme në faltore dhe kishin kërcënuar se do të arrestonin punëtorët që punonin atje.