Gjykata Supreme e Gjermanisë refuzon kërkesën për dëbimin e azilkërkuesve në Greqi

Një gjykatë në Gjermani ka vendosur që azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Greqi, ku ata mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

1572039
Gjykata Supreme e Gjermanisë refuzon kërkesën për dëbimin e azilkërkuesve në Greqi

Një gjykatë në Gjermani ka vendosur që azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Greqi, ku ata mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Gjykata Supreme e landit të Vestfalisë Veriore në qytetin Munster të Gjermanisë, refuzoi një kërkesë nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) për të dëbuar azilkërkuesit që kanë mbrojtje ndërkombëtare në Greqi dhe kërkojnë azil në Gjermani me arsyetimin se ata mund t'i nënshtrohen trajtimit "çnjerëzor dhe degradues".

Gjykata vendosi që kërkesat për azil të azilkërkuesve në Gjermani nuk mund të refuzohen me arsyetimin se ata kanë të drejta ndërkombëtare të mbrojtjes në Greqi.

Në vendimin e gjykatës bëhet e ditur se ekzistojnë rreziqe serioze për të përmbushur nevojat e tyre themelore të tilla si shtretër, bukë dhe sapun nëse kthehen në Greqi, ndërsa thuhet: “Kërkesat e azilit të azilkërkuesve nuk mund të mohohen, pasi ata përballen me kërcënimin e trajtimit çnjerëzor dhe degradues nëse kthehen në Greqi”.

“Azilkërkuesit do të kenë vështirësi financiare sepse nuk do të jenë në gjendje të gjejnë strehë dhe punë në Greqi”, thuhet në vendim, duke theksuar se ata nuk mund të vendosen në qendrat e azilkërkuesve dhe se konviktet për të pastrehë janë të pamjaftueshme në Greqi.

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët kishte refuzuar kërkesat për azil të dy azilkërkuesve sirianë me origjinë Eritrean dhe Palestineze në Gjermani dhe kërkoi dëbimin e tyre, duke përmendur të drejtën e mbrojtjes në Greqi.

 


Lajme të ngjashme