Bayramov falënderoi homologun turk për transferimin e marinarit të vrarë azerbajxhanas
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov.
Në këtë bisedë teledonike, Bayramov falënderoi homologun turk për transferimin në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit të trupit të pajetë të punonjësit azerbajxhanas, Ferman Ismailov, që ishte pjesë e ekuipazhit të anijes “Mozart”, e cila u sulmua nga piratët në det të hapur në Nigeri.
Në bisedë u shqyrtuan gjithashtu edhe zhvillimet e fundit në rajon.
Anija e mallrave “Mozart” me flamurin e Liberisë, u sulmua të me 23 janar nga piratët në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë.
Nga anija që ishte nisur nga Lagosi për në Afrikën e Jugut, piratët morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë sulmit vranë një pjesëtar të personelit, shtetas azerbajxhanas.
Xhenazja u soll si fillim në Stambolli me një avion të Linjave Ajrore Turke dhe pas procedurave përkatëse u dërgua me avionin e Linjave Ajrore Turke në numër fluturimi TK0332 Stamboll-Baku për tu varrosur në vendlindjen e tij. Xhenazja e dorëzuar në aeroportin “Haydar Aliyev” u prit nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Azerbajxhanit dhe familjes së viktimës.
Lajme të ngjashme

Francë – Macron viziton Xhaminë e Madhe të Parisit, shpreh miqësinë e tij me francezët myslimanë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi të hënën Xhaminë e Madhe të Parisit.