Borrell: BE-ja dhe Turqia dakordohen për vazhdimin e vrullit të arritur javëve të fundit në bisedime

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se me Turqinë kanë rënë dakord të vazhdojnë vrullin pozitiv të arritur javëve të fundit.

1571030
Borrell: BE-ja dhe Turqia dakordohen për vazhdimin e vrullit të arritur javëve të fundit në bisedime
SUPER_Josep Borrell 02.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se me Turqinë kanë rënë dakord të vazhdojnë vrullin pozitiv të arritur javëve të fundit.

"Ne kemi shënuar mesazhet dhe gjestet e rëndësishme të dërguara nga autoritetet turke që nga takimi i fundit i Këshillit të BE," tha Josep Borrell në një konferencë shtypi në fund të Takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, duke theksuar se marrëdhëniet Turqi-BE janë një nga pikat e rendit të ditës.

Duke aluduar në bisedimeve eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë, Borrell tha se ata konfirmuan rëndësinë e kontakteve për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Turqinë, ndërsa argumentoi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve detare midis dy vendeve mund të gjendej në kuadër të Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit (UNCLOS).

I pyetur se cilat ishin mesazhet e BE-së gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin belg Bruksel javën e kaluar, Borrell tha: “Në vitin 2020 ne rishikuam të gjitha çështjet që kanë trazuar marrëdhëniet tona. Të dy palët ranë dakord për t'i kapërcyer ato, për të ndarë shqetësime, për të punuar së bashku dhe për të marrë një rrugë më të mirë për një fqinjësi më të mirë. Unë jam i lumtur të them se çështjet që helmuan marrëdhëniet tona verën dhe vjeshtën e kaluar janë ndalur sot. Anijet turke aktualisht kanë ndalur punimet e kërkimit. Të dy palët ranë dakord të vazhdojnë këtë vrull dhe ta përdorin atë pozitivisht për të arritur në marrëveshje. Bisedimet eksploruese Turqi-Greqi kanë filluar. Në mes të shkurtit ose në fund të shkurtit, ne shpresojmë që negociatat për zgjidhjen e çështjes së Qipros gjithashtu do të fillojnë. Të gjitha çështjet në vitin 2020 ishin sfiduese. Për të krijuar një atmosferë të mirë, kërkohet qetësi për të gjitha çështjet si Qipro dhe juridiksionet detare".

 


Lajme të ngjashme