Biseda telefonike Biden-Macron, konvergjencë për nevojën e bashkëpunimit mbi problemet e përbashkëta
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, realizoi të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ku theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate të shkruar, Joe Biden, i cili u betua më 20 janar si President 46. i SHBA-së, shprehu gjatë kësaj bisede telefonike vullnetin e tij për të përforcuar lidhjet bilaterale me Francën duke e cilësuar atë si “aleatin më të vjetër” të Amerikës.
“SHBA-ja aspiron të zhvillojë marrëdhëniet e saj transatlantike, përfshi këtu NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Biden duke përsëritur kështu angazhimin e tij në këtë drejtim.
Dy liderët – thekson komunikata e Shtëpisë së Bardhë – janë konvergjentë për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë në trajtimin e problemeve të përbashkëta, të tilla si ndryshimet klimatike, koronavirusi i ri shkaktar i sëmundjes COVID-19 dhe përmirësimi i ekonomisë globale; si dhe për të punuar së bashku në përparësitë e politikës së jashtme si Kina, Lindja e Mesme, Rusia dhe Saheli.
Lajme të ngjashme
Tjetër shfaqje islamofobie nga kryeministri slloven, krahason Kuranin me Manifestin Komunist
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ka bërë një tjetër postim kundër Islamit në mediat sociale.