Sulm islamofobik ndaj një xhamie në Danimarkë

Një sulm islamofobik është kryer ndaj një xhamie që vepron nën çatinë e Fondacionit Fetar Turk në Danimarkë.

1569888
Sulm islamofobik ndaj një xhamie në Danimarkë

Një sulm islamofobik është kryer ndaj një xhamie që vepron nën çatinë e Fondacionit Fetar Turk në Danimarkë.

Sulmi ndodhi në xhaminë Aabenraa, që ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri i Danimarkës me Gjermaninë.

Mbishkrime fyese ndaj Kuranit u shkruan në murin e xhamisë, e cila u mbyll pjesërisht për shkak të masave të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) dhe nuk kryente faljen e namazit të xhumasë.

Hursit Tokay, kryetari i Shoqatës së Xhamisë, tha se ai vuri re shkrimet fyese në mur që synonin Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame.

Bëhet e ditur se policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje.

Me përjashtim të mbishkrimeve në murin e xhamisë, të cilat janë fshirë, nuk ka patur asnjë dëm tjetër në xhami.



Lajme të ngjashme