Rusia akuzon SHBA-të për ndërhyrje në punët e saj të brendshme

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndërhyrje në punët e saj të brendshëm duke postuar mesazhe të mbështetjes së demonstratave për lirimin e disidentit rus të burgosur Aleksey Navalniy.

1569870

“Ambasada e SHBA-së në Moskë postoi në mediat sociale një mesazh në mbështetje të protestave për lirimin e disidentit rus të burgosur Alexei Navalniy”, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë me shkrim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkelur normat diplomatike me postime të tilla”, thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se ambasada e SHBA-së në Moskë po ndërhynë në punët e brendshme të Rusisë.

“Administrata amerikane duhet të merret me problemet e veta, përfshirë edhe ndarjen sociale dhe pabarazinë në shoqërinë amerikane. Përpjekjet e diplomacisë amerikane për të provokuar elementë radikalë, të cilët shpërfillin kodin e etikës, janë të dënuar të dështojnë dhe do të sjellin pasoja negative për marrëdhëniet dypalëshe”, u tha ndër të tjera në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ambasada e SHBA në Moskë në llogarinë e saj në median sociale dje ka postuar oraret dhe vendet e protestave.

Lajme të ngjashme