Irak – Në sulmin terrorist të DAESH-it janë vrarë 12 pjesëtarë të Hashdi Shabi
Në një sulm të kryer nga organizata terroriste DAESH ndaj Brigadës 22-të shiite Hashdi Shabi në provincën irakiane Salahaddin janë vrarë 12 ushtarë, përfshirë një komandant.
1569919

Në një sulm të kryer nga organizata terroriste DAESH ndaj Brigadës 22-të shiite Hashdi Shabi në provincën irakiane Salahaddin janë vrarë 12 ushtarë, përfshirë një komandant.
Sipas raporteve të mediave irakiane, organizata terroriste DAESH sulmoi Brigadën 22-të Hashdi Shabi në lindje të rrethit Salahaddin.
Në këtë sulm u vranë 12 ushtarë dhe u plagosën 15 të tjerë, përfshirë edhe Abu Alya Hasnavi, një nga komandantët e Hashdi Shabi.
Ndërkaq në një sulm terrorist të kryer ditë më parë në një treg në kryeqytetin Bagdad u vranë 32 persona dhe u plagosën 110 të tjerë.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori organizata terroriste DAESH.