Francë – Projektligji për “luftën kundër separatizmit islamik” miratohet nga komisioni i posaçëm

Projektligji në Francë, të cilin Presidenti Emmanuel Macron prezantoi si "lufta kundër separatizmit islamik" dhe emri i të cilit u ndryshua në "parimet që forcojnë respektin për vlerat Republikane", u miratua nga komisioni i posaçëm.

1569847
Francë – Projektligji për “luftën kundër separatizmit islamik” miratohet nga komisioni i posaçëm

Projektligji në Francë, të cilin Presidenti Emmanuel Macron prezantoi në 2 tetor si "lufta kundër separatizmit islamik" dhe emri i të cilit u ndryshua pas reagimeve të shumta në "parimet që forcojnë respektin për vlerat Republikane", u miratua nga komisioni i posaçëm.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në llogarinë e tij në Twitter se projektligji, të cilin ai "argumenton se ka për qëllim forcimin e parimeve të Republikës", u miratua gjerësisht në komisionin e posaçëm në Asamblenë Kombëtare.

Pritet që projektligji në fjalë të paraqitet në Asamblenë Kombëtare në shkurt.

Projektligji për parimet që forcojnë respektin për vlerat Republikane, që është kritikuar për shënjestrën e komunitetit mysliman të Francës, imponon kufizime në pothuajse çdo fushë të jetës së tyre dhe përpiqet që situatat shumë të rralla të duken si një problem kronik.

Projektligji parashikon ndërhyrje në xhami dhe shoqata përgjegjëse për administrimin e këtyre xhamive, si dhe mbikëqyrje të fondeve për shoqatat në pronësi të myslimanëve dhe organizatat joqeveritare.

Francë, ku është e ndaluar bartja e shamisë në kokë në institucionet arsimore parauniversitare, gjithashtu është pengohet zgjedhja arsimore e komunitetit mysliman të vendit duke parandaluar familjet që të shkollojnë në shtëpi fëmijët e tyre.

Projektligji, i cili ndalon pacientët të preferojnë mjekët e tyre sipas gjinisë për arsye fetare ose të tjera, përmes një mekanizmi të ri hap rrugën që pikëpamjet opozitare të vlerësohen dhe të shtypen nën emrin e "aksioneve që nxisin urrejtjen".

Ky projektligj bën të obligueshme gjithashtu "arsimin e sekularizmit" për të gjithë zyrtarët publikë.

 


Lajme të ngjashme