OJQ ndërkombëtare ankohen në OKB për Francën

Mbi 36 OJQ nga 13 vende të botës janë ankuar për Francën në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për publikimin e karikaturave fyese ndaj profetit Muhammed dhe për p/ligjin e diskutueshëm ‘të luftës me separatizmin’.

1568778
OJQ ndërkombëtare ankohen në OKB për Francën

Më shumë se 36 OJQ nga 13 vende të botës kanë reaguar duke çuar në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështetjen që Franca i ka dhënë publikimit të karikaturave me përmbajtje fyese për profetin e myslimanëve Muhammed dhe për p/ligjin e diskutueshëm ‘të luftës me separatizmin’.

CAGE, një nga OJQ-të që e ka firmosur këtë peticion, thotë në një deklaratë se Franca po nxit islamofobinë dhe po rrit diskriminimin ndaj myslimanëve.

Politikat islamofobe të shtetit francez po zgjerohen gjithnjë e më shumë, vijon deklarata dhe kërkon dhënien fund të politikave të tilla.

Në ankesën drejtuar OKB-së zënë vend edhe dëshmitë e personave që janë përballur me akte islamofobe, dhe thuhet se akte të tilla lëndojnë dinjitetin e myslimanëve dhe shkelin të drejtat e tyre themelore.

OJQ-të kërkojnë nga Franca që të tërhiqet nga p/ligji i njohur si ‘p/ligji i luftës me separatizmin’, të nxjerrë ligje që ndalojnë diskriminimin dhe të marrë të gjitha masat për të luftuar me intolerancën me bazë fetare.

 


Lajme të ngjashme