DAESH sipërmerr sulmet e përgjakshme në Irak që shkaktuan vdekjen e 32 personave

Sulmet e përgjakshme që shkaktuan vdekjen e 32 personave ditën e enjte (21.01.2021) në kryeqytetin Bagdad të Irakut i sipërmori organizata terroriste DAESH.

1569060
DAESH sipërmerr sulmet e përgjakshme në Irak që shkaktuan vdekjen e 32 personave

DAESH sipërmerr sulmet e përgjakshme në Irak që shkaktuan vdekjen e 32 personave

Sulmet e përgjakshme që shkaktuan vdekjen e 32 personave ditën e enjte (21.01.2021) në kryeqytetin Bagdad të Irakut i sipërmori organizata terroriste DAESH.

Në deklaratën e bërë nga organizata terroriste, u raportua se ata kryen sulmin e dyfishtë vetëvrasës në qendër të Bagdadit.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Halid Mihanna kishte deklaruar se organizata terroriste DAESH qëndronte pas sulmit vetëvrasës që kishte në objektivë nj tregu dhe shtoi: "DEASH qëndron pas sulmeve, megjithëse nuk i kishin sipërmarrë ato. Me këto sulme DAESH-i donte të jepte mesazhin se ai ende ekziston.".

Pas sulmeve vetëvrasëse u bënë ndryshime të rëndësishme ushtarake dhe në forcat e sigurisë.

Kryeministri Mustafa al-Kazimi duke treguar si dobësi të sigurisë në deklaratat e tij pas sulmit, shkarkoi Komandantin e Operacioneve të Bagdadit, Kays Muhammedavi, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e Bagdadit.

Në vend të Muhammedavit që u tërhoq në Ministrinë e Mbrojtjes u emërua Generali Ahmed Selim.

Një zyrtar tjetër i shkarkuar nga Komanda e Operacioneve të Bagdadit ishte Gjenerali Basim Walid, përgjegjës për shërbimin sekret dhe çështjet e sigurisë.

Kryeministri Kazımi emëroi Raid Shakir Cevdet në vend të Shefit të Departamentit të Policisë, Cafer Battat që varet nga Ministria e Brendshme.

Si zëvendës në Ministrinë e Brendshme përgjegjëse për Çështjet e Inteligjencës u emërua Ahmed Abu Reğif.

Në një treg ku shiteshin rroba dhe objekte të përdorura në sheshin Tayaran në qendër të Bagdadit, kryeqyteti i Irakut, ditën e enjte ndodhën dy sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme.

Forcat irakiane të sigurisë deklaruan se në sulme humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 110 të tjerë.

 



Lajme të ngjashme