BE-ja kërkon lirimin e Navalny

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) kërkuan lirimin e opozitarit rus Aleksey Navalny, i cili u arrestua pas kthimit në Moskë nga Gjermania në fund të javës së kaluar.

1569006
BE-ja kërkon lirimin e Navalny

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) kërkuan lirimin e opozitarit rus Aleksey Navalny, i cili u arrestua pas kthimit në Moskë nga Gjermania në fund të javës së kaluar.

Thirrjen e liderëve evropianë e shprehu Kryetari i Këshillit të BE-së, Charles Michel pas një takimi që pati me kryetarët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare përmes videokonferencës, i cili ishte i fokusuar mbi pandeminë e koronaviursit të ri (COVID-19).

Michel deklaroi se liderët e BE-së presin që Rusia të kryejë një hetim urgjent dhe transparent në lidhje me përpjekjen për helmimin e Navalny-t dhe gjatë këtij hetimi Rusia duhet të bashkëpunojë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Më 20 gusht 2020 Navalniy ishte nisur me një avion nga qyteti Tomsk të Rusisë për në Moskë, por avioni me të cilin udhëtonte ai u detyrua të ulet në Omsk pasi ai u sëmur gjatë fluturimit. Navalniy u dërgua në një spital në Omsk me dyshimin se ishte helmuar nga një substancë e përzier në çajin e tij.

Më 22 gusht Disidenti 44-vjeçar i Kremlinit u transferua me një avion privat nga Omsk për në spitalin Charite në Berlin të Gjermanisë.

Pas provave në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë thanë se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në qytetin britanik të Salisburyt.

Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në këtë rast dhe pretendojnë se armët kimike nuk janë zhvilluar ose prodhuar nga Rusia që kur raundi i fundit kimik u shkatërrua në 2017, siç është verifikuar dhe certifikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Alexei Navalny u ndalua në aeroportin e Moskës më 17 janar sapo u kthye pas trajtimit mjekësor që kishte marrë në Gjermani.

Gjykata kishte vendosur për Navalyn-in masën e sigurisë “30 ditë arrest në burg” deri më 15 shkurt, për arsye se ai e ka shkelur disa herë afatin e lirimit me kusht që nga 29 dhjetori i vitit 2020.

 


Lajme të ngjashme