Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte të regjimit të Esadit në Siri
Në qytetin Humus në Sirinë e mesme pati një shpërthim të madh në rafinerinë e naftës që i përket regjimit të Beshar Esadit.
1567213

Në qytetin Humus në Sirinë e mesme pati një shpërthim të madh në rafinerinë e naftës që i përket regjimit të Beshar Esadit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në rafinerinë në Humus shpërtheu një cisternë që mbarte naftë të papërpunuar.
Mësohet se shpërthyen të paktën 7 cisterna dhe zjarri vazhdon.
Për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në rafineri, nga provincat Hama dhe Tartus në rajon u dërguan zjarrfikëse shtesë.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me të vdekurit dhe të plagosurit.