Katari dhe Pakistani përforcojnë bashkëpunimin ushtarak

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Gjenerallejnant Gani bin Shahin el-Ganim dhe komandanti i Forcave Ajrore të Pakistanit, gjeneral Mucahid Enver Han biseduan për të forcuar marrëdhëniet ushtarake.

1566695

Sipas një deklarate të shkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit, palët, duke u takuar në kryeqytetin Doha, diskutuan "marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve dhe mënyrat për të forcuar këto marrëdhënie".  

Në takim ishin të pranishëm edhe komandantët e lartë.

Forcat Ajrore të Katarit kishin zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake me Forcat Ajrore të Pakistanit në Doha më shkurt 2020.

Palët në vitet e mëparshme kishin nënshkruar disa marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin ushtarak.

Lajme të ngjashme