Irani: Nuk kemi marrë ende një mesazh nga Biden për Traktatin Bërthamor
Nuk ka asnjë kuptim të bisedojmë [me amerikanët] për këtë çështje nëse nuk jemi të sigurt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta respektojnë pa parakushte marrëveshjen [e 2015-s]”,- tha zëdhënësi i qeverisë iraniane në një konferencë shtypi në Teheran.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rebii në konferencën për shtyp në Teheran bëri deklarata lidhur me Traktatin Bërthamor, Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit të rënë dakord në 2015 midis Iranit dhe 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë.
“Ne ende nuk kemi marrë një mesazh nga ekipi i Biden [për kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore]. Nuk ka asnjë kuptim të bisedojmë [me amerikanët] për këtë çështje nëse nuk jemi të sigurt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta respektojnë pa parakushte marrëveshjen [e 2015-s]”,- vuri në dukje zëdhënësi.
Rebii cilësoi se Teherani zyrtar është përqendruar në zbatimin e dokumentit të marrëveshjes dhe kjo edhe ajo që presin vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. Irani shumë herë i solli në rendin e ditës kushtet e tij për kthimin e SHBA-së në Traktatin Bërthamor. Para së gjithash administrata amerikane duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në raport me marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të zbatojë rezolutën nr.2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Lajme të ngjashme
Tjetër shfaqje islamofobie nga kryeministri slloven, krahason Kuranin me Manifestin Komunist
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ka bërë një tjetër postim kundër Islamit në mediat sociale.