Disidenti rus Navalniy mbahet në paraburgim për 30 ditë

Në Rusi u vendos që disidenti Alexei Navalny të ndalohet për 30 ditë për shkelje të vazhdueshme të periudhës së tij të lirimit me kusht.

1566475
Disidenti rus Navalniy mbahet në paraburgim për 30 ditë

Rusi u vendos që disidenti Alexei Navalny të ndalohet për 30 ditë për shkelje të vazhdueshme të periudhës së tij të lirimit me kusht.

Gjykata e ngritur në rajonin e policisë në rrethin Himki të kryeqytetit Moskë, mbajti një seancë dëgjimore me arsyetimin se Navalniy kishte "shkelur në mënyrë të përsëritur periudhën e lirisë me kusht që nga 29 dhjetori 2020".

Avokati Vladimir Kobzev tha në llogarinë e tij në mediat sociale se Navalniy ishte shpallur fajtor nga paneli i Gjykatës Rajonale në Himki, ndërsa shtoi: “"Është vendosur që Navalniy të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt".

Më 20 gusht Navalniy ishte nisur me një avion nga qyteti Tomsk të Rusisë për në Moskë, ndërsa avioni u detyrua të ulet në Omsk pasi ai u sëmur gjatë fluturimit. Navalniy, i cili u dërgua në spital në Omsk, dyshohet se u helmua nga një substancë e përzier në çajin e tij.

Navalny, disidenti 44-vjeçar i Kremlinit, u transferua nga Omsk më 22 gusht me një avion privat në spitalin Charite në Berlin të Gjermanisë.

Alexei Navalny u ndalua në aeroportin e Moskës në 17 Janar sapo u kthye nga Gjermania, ku po kurohej.

 


Lajme të ngjashme