Azerbajxhani përditëson numrin e dëshmorëve në 2.855 pas identifikimit të disa trupave të gjetur

Bëhet e ditur se në operacionin e Azerbajxhanit për të çliruar tokat e pushtuara në Karabakun Malor ranë 2 mijë e 855 dëshmorë të ushtrisë azerbajxhanase.

1566311

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përditësoi informacionin mbi viktimat në luftë, e cila filloi më 27 shtator dhe përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin e disfatës së Armenisë më 10 nëntor.

Bëhet e ditur se numri i dëshmorëve, i cili më parë ishte deklaruar si 2 mijë e 841, u përditësua në 2 mijë e 855 me zbulimin e disa trupave të pajetë dhe përcaktimit të identitetit të tyre.

Duke njoftuar se 50 ushtarë rezultojnë të zhdukur, Ministria gjithashtu ndau me publikun listën e ushtarëve dëshmorë që janë varrosur.

Në operacionin e ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 shtator, Armenia pranoi disfatën pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave nga ana e Azerbajxhanit dhe nënshkroi një marrëveshje që parashikonte evakuimin e provincave të pushtuara të Agdamit, Laçinit dhe Kelbexherit.

Ushtria armene u tërhoq nga Agdami më 20 nëntor, nga Kelbexheri më 25 nëntor dhe nga Laçini më 1 dhjetor.

Lajme të ngjashme