Francë – Asambleja Kombëtare refuzon nismën për ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës

Përpjekjet e partisë franceze në pushtet për të ndaluar vajzat nën 18 vjeç që të mbajnë shami koke në publik u refuzuan nga Asambleja Kombëtare.

1565558
Francë – Asambleja Kombëtare refuzon nismën për ndalimin e mbajtjes së shamisë së kokës

Asambleja Kombëtare e Francës, dhoma e ulët e Parlamentit bikameral të vendit, hodhi poshtë nismat e deputetëve Aurore Berge dhe Jean-Baptiste Moreau të Republikës në Marshim (LREM), parti e themeluar nga Presidenti Emmanuel Macron, për të ndaluar mbajtjen e shamisë së kokës në vende publike për vajzat nën 18 vjeç.

Deputetët Berge dhe Moreau thanë se pavarësisht kundërshtimit të shumicës së anëtarëve të qeverisë më 16 janar, projektligjit të njohur fillimisht si “Separatizmi Islamik” dhe të ndryshuar më pas si “Forcimi i Respektit për Vlerat Republikane” i kanë shtuar 2 artikuj, të cilët ndalonin “vajzat nën 18 vjeç të mbajnë shami koke në vende publike” dhe “burrat të veshin rroba që tregojnë epërsi ndaj grave”.

Por komiteti përkatës i Asamblesë i vlerësoi artikujt në fjalë “të tepërt”.

Me këtë projektligj synohet inspektimi më i rreptë i financave të xhamive, rritja e kontrollit ndaj shoqatave myslimane me anë të presionit ndaj myslimanëve, si dhe parandalimi i mbërritjes së klerikëve nga jashtë vendit.



Lajme të ngjashme