Biden do të shfuqizojë ligjin që ndalon lëshimin e vizave për vendet myslimane

Në median amerikane është pasqyruar shënimi informues që Ron Klain, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Joe Biden, i kishte dërguar ekipit të administratës së re.

1565820
Biden do të shfuqizojë ligjin që ndalon lëshimin e vizave për vendet myslimane

Njoftohet se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden menjëherë sapo të marrë detyrën do të firmosë urdhrat ekzekutivë që do të shfuqizojnë disa dekrete të Donald Trump si: “ndalimi i lëshimit të vizave amerikane për shtetasit e vendeve myslimane” dhe “Tërheqja nga Traktati i Parisit për Klimën".

Në median amerikane është pasqyruar shënimi informues që Ron Klain, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Joe Biden, i kishte dërguar ekipit të administratës së re.

Sipas shënimit në fjalë, Biden sapo të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar do të nënshkruajë dekretet presidenciale që do të përmbysin disa nga vendimet e diskutueshme të marra nga administrata Trump.

Biden do të shfuqizojë ndalimin e vizave për disa vende me shumicë myslimane, do të njoftojë kthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Traktatin e Parisit, do t'i japë fund praktikës së ndarjes së familjeve emigrante në kufirin meksikan dhe do të bëjë të detyrueshme vendosjen e  maskës në vendet dhe ambientet përkatëse.

Klain gjithashtu thotë se në 10 ditët e para, Biden do të nënshkruajë shumë dekrete të ngjashme presidenciale dhe do t’u japë fund disa praktikave të vendosura në mandatin e Trump.

 


Lajme të ngjashme