Macron i dërgon letër Presidentit Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duke i dërguar një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në vitin 2021 pret kontributin e Turqisë në stabilitetin e Evropës.

1564731
Macron i dërgon letër Presidentit Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duke i dërguar një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në vitin 2021 pret kontributin e Turqisë në stabilitetin e Evropës.

Sipas lajmit special të gazetës “L'Opinion”, Macron përdori shprehje të sinqerta në letrën që ai shkroi në përgjigje të letrës "shërim të shpejtë" dërguar atij më 19 dhjetor nga Presidenti Erdogan, kur ai rezultoi pozitiv me koronavirus (Covid-19).

Presidenti i Francës, i cili e filloi letrën duke u drejtuar në turqisht me fjalët "I vyer Tajip", i përcolli urimet e tij më të mira popullit turk dhe Presidentit Erdogan.

Macron deklaroi se bashkohet me mendimin e Erdoganit për nevojën për një luftë të përbashkët kundër epidemisë së Covid-19 dhe tha se do të jetë i kënaqur për bisedë në lidhje me këtë temë (koronavirusin) dhe në veçanti Bashkimi Evropian (BE) dhe të ardhmen në marrëdhëniet me Turqinë.

“Shpresoj se viti 2021 për kontinentin e Evropës me kontributin e Turqisë të jetë viti i kthimit të stabilitetit”, shkroi Macron.

Bëhet e ditur se të dy liderët do të zhvillojnë një takim përmes video konferencës në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë që në lajm përmendet se në fillim të konfliktit të Karabakut Malor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Presidenti Erdogan refuzoi kërkesën e homologut të tij francez për një bisedë, theksua gjithashtu se pas 15 muaj tensionesh, marrëdhëniet filluan të zbuten në mes të dhjetorit të vitit 2020.

 


Lajme të ngjashme