Qiproja greke pengon vaksinat për Republikën Turke të Qipros së Veriut, Turqia dërgon 20.000 vaksina

Zëdhënësja e Presidencës së RTQV, Berna Çelik Dogruyol akuzoi udhëheqjen greko-qipriote se ka nxjerrë pengesa burokratike për furnizimin e vendit të saj me vaksinat kundër koronavirusit që Bashkimi Evropian do të dërgojë për turqit e Qipros.

1564142
Qiproja greke pengon vaksinat për Republikën Turke të Qipros së Veriut, Turqia dërgon 20.000 vaksina

Zëdhënësja e Presidencës së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Berna Çelik Dogruyol akuzoi udhëheqjen greko-qipriote se ka nxjerrë pengesa burokratike për furnizimin e vendit të saj me vaksinat kundër koronavirusit që Bashkimi Evropian do të dërgojë për turqit e Qipros.

Dogruyol bëri të ditur në një deklaratë me shkrim se Presidenti i RTQV-së, Ersin Tatar, brenda kornizës së përpjekjeve kundër epidemisë së Covid-19 që ka përfshirë të gjithë botën, është në bashkëpunim me qeverinë për furnizimin e vaksinave, të cilat janë ndër masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e publikut dhe se ai po ndjek nga afër këto procese.

Duke deklaruar se pjesa e alokuar e vaksinave që do të dërgohen përmes BE-së për turqit e Qipros është planifikuar të dërgohen në Republikën Turke të Qipros së Veriut përmes Ministrisë së Shëndetësisë së RTQV-së dhe Komitetit Shëndetësor të Dy Komuniteteve, që është krijuar nga Presidenca dhe është nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), zëdhënësja Dogruyol tha: "Në fazën aktuale, burimi i vështirësive në furnizimin me vaksina është që udhëheqja greke-qipriote, e cila vazhdon të krijojë vështirësi burokratike që parandalojnë furnizimin e vaksinave për vendin tonë... Janë bërë nismat e nevojshme për të siguruar që vaksinat e dërguara nga BE t'i dorëzohen palës turke të Qipros".

Duke iu referuar faktit se Komiteti Shëndetësor i Dy Komuniteteve punon me OKB, Dogruyol deklaroi se Presidenti Tatar i kërkoi Kombeve të Bashkuara të ndëmerrin hapat e nevojshëm për të dorëzuar vaksinat në RTQV sa më shpejt të jetë e mundur dhe shtoi: “Ne ftojmë udhëheqjen greke-qipriote që të veprojë me maturi, duke lënë mënjanë mentalitetin e saj dominues dhe ambiciet politike, duke i dhënë përparësi shëndetit të njeriut.".

Ndërkaq ditën e enjte Turqia dërgoi 20.000 doza të vaksinës në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Kryeministri turkoqipriot falënderoi Presidentin Erdogan dhe zëvendëspresidentin Fuat Oktay dhe shprehu besimin se tani e tutje do të krijohet një mjedis më i rehatshëm pune për ministrin e Shëndetësisë dhe punonjësit e tij.

 


Lajme të ngjashme