Analiza e javës – Politika e Rusisë për Libinë

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me politikën e Rusisë në Libi.

1564175
Analiza e javës – Politika e Rusisë për Libinë

Analiza e javës – Politika e Rusisë për Libinë

Libia është një vend i rëndësishëm për sa i përket pozicionit të saj gjeopolitik në kontekstin e Afrikës së Veriut, Mesdheut Lindor dhe Evropës Jugore dhe është gjithashtu një vend shumë i pasur për sa i përket burimeve energjetike. Në këtë aspekt fuqitë rajonale dhe globale dëshirojnë të jenë ndikuese në luftën e vazhdueshme për pushtet në vend dhe të kenë një rol në trajtësimin e të ardhmes së Libisë. Rusia është në krye të këtyre vendeve.

Para rrëzimit të Kadafit nga pushteti në 2011, Libia, megjithëse ishte një vend socialist, ndiqte një rrugë të pavarur nga Moska. Pavarësisht kësaj, marrëdhëniet ndërmjet Libisë dhe Rusisë përfshinin një bashkëpunim shumë të thellë ushtarak dhe ekonomik. Sidoqoftë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike BRSS), ky bashkëpunim përfundoi me mbështetjen politike të Moskës me sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Libisë.

Por Rusia, e cila filloi të fuqizohet me Putinin, ndërkohë që u kthye në skenën politike botërore, rivendosi marrëdhëniet e saj me Libinë. Duke bërë marrëveshje të rëndësishme për armët dhe energjinë, filloi të bëhet efektive në Libi. Kjo zgjati deri në revolucionin dhe ndërhyrjen e huaj që filloi në vend me efektin e ‘Pranverës Arabe’. Ndërkohë që ndërhyrja e me pararojën e NATO-s rrëzoi Kadafin nga pushteti, Rusia mbeti jashtë loje në Libi.

Ndërsa që Rusia qëndroi si një spektatore e konflikteve të brendshme në Libi për një kohë të gjatë, duke përfituar nga vakumi i pushtetit në vend, ajo më në fund filloi të bëhej përsëri aktive në 2017. Ndërsa po afrohej me gjeneralin kryengritës (puçist) Hafter, fituan influencë veçanërisht duke lëvizur forcat ushtarake mercenare si Wagner në lindje të vendit në Libi dhe duke preferuar të angazhohet me vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sot, politika e Rusisë për Libinë, zyrtarisht, synon të ulë në tryezë e negociatave Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Ushtrinë Kombëtare Libiane. Duke u përpjekur të marrë rolin e 'arbitrit asnjanës', Moska e përfaqëson veten si mbrojtësen e një zgjidhjeje politike të krizës në Libi. Por gjendja në terren tregon të kundërtën. Dihet se Moska ka siguruar jo vetëm mbështetje politike, por edhe mbështetje ushtarake për ushtrinë e Haftarit. Armët ruse shihen shpesh në duart e luftëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Libiane dhe mercenarët zënë vend në zonat e konfliktit. Sidoqoftë Kremlini vazhdon të mohojë edhe praninë e mercenarëve, edhe të shitjeve të armëve.

Në vitet e fundit, Moska, në politikën e Libisë ka treguar një tendencë për të zbatuar "metoda që nuk janë tradicionale" të tilla si mercenarë dhe Grupi i Kontaktit. Në këtë aspekt, ecuria e politikës së jashtme të Rusisë në Libi formohet kryesisht nga Presidenti i Republikës Çeçene, Ramzan Kadirov, i cili luan rolin e përfaqësuesit të Rusisë në Lindjen e Mesme. Kadirov së bashku me këshilltarët e tij, Adam Delimkhanov dhe Lev Dengov formojnë Grupin e Kontaktit Rus të Libisë, që u krijua në vitin 2015. Në fund të fundit, Rusia u bë ndikuese në terren duke përfituar nga vakumi i pushtetit i krijuar në Libi. Rusia filloi të mbështeste ushtarakisht Haftarin.

Seyfulislam në fillim zhvilloi marrëdhëniet me familjen e Kadafit. Duke hyrë në një angazhim me vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, vendosi Wagner në Libi dhe fitoi një influencë të rëndësishme, veçanërisht në lindje të vendit. Në konjukturën aktuale, ajo kryesisht dëshiron të ruajë influencën e saj përkatëse. Një nga qëllimet e Rusisë në Libi është përpjekja për tu bërë një lojtare efektive në tregun e energjisë së Mesdheut duke siguruar një atmosferë të përshtatshme politike për të krijuar hapësirë ​​për kompanitë e energjisë ruse të tilla si "Rosneft", "Tatneft" dhe "Gazprom". Për më tepër pjesëmarrja e Moskës në luftën e brendshme për pushtet në Libi përcaktohet nga dëshira e saj për të siguruar përfitime të ndryshme politike që do të stabilizojnë praninë e saj në këtë vend. Gjithashtu Moska synon të zgjerojë praninë e saj në kontinentin Afrikan, veçanërisht në rajonin e Mesdheut Lindor. Kështu që Libia, vendi i pasur me energji, e cila ka bregdetin më të gjatë në brigjet e Mesdheut në "rajon", ka fituar vend në agjendën e politikës së jashtme ruse.

Pavarësisht nga rëndësia ekonomike, zgjidhja e konfliktit libian nuk është një nga problemet më jetike për Moskën. Pavarësisht kësaj, Rusia, duke marrë pjesë në krizën e Libisë, synon të tregojë ndikimin e saj mbi aktorët e tjerë rajonalë.



Lajme të ngjashme