Al-Fatah falënderon Turqinë për përpjekjet në pajtimin e grupeve palestineze

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror Ekzekutiv i Lëvizjes palestineze “Al-Fatah” Xhibril al-Rexhup (Jibril Rajoub) e ka falënderuar Turqinë për përpjekjet që po bën për t’i dhënë fund përçarjes politike në Palestinë.

1563344
Al-Fatah falënderon Turqinë për përpjekjet në pajtimin e grupeve palestineze

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror Ekzekutiv i Lëvizjes palestineze “Al-Fatah” Xhibril al-Rexhup (Jibril Rajoub) zhvilloi në Ramallah një takim me Ambasadorin Riza Demirer, Konsull i Përgjithshëm i Turqisë në Jerusalem.

“I jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e fuqishme që ajo i jep çështjes palestineze dhe shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin”,- u shpreh al-Rexhup dhe e falënderoi Turqinë për përpjekjet që po bën për t’i dhënë fund përçarjes politike mes lëvizjes al-Fatah dhe Hamasit.

Që nga viti 2007, kur Hamasi fitoi zgjedhjet e 2006-s në Palestinë dhe mori pushtetin në Rripin e Gazës, mes lëvizjes al-Fatah dhe Hamasit, që janë edhe dy grupet më të mëdha aktive në territoret palestineze, përjetohet një përçarje e madhe politike.

Edhe pse gjatë 13 viteve të fundit janë nënshkruar shumë marrëveshje mes këtyre dy lëvizjeve palestineze, nuk është bërë e mundur zbatimi i tyre.

 


Lajme të ngjashme