Ukraina e vlerëson si pozitive bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrojtjes

Zëvendëskryeministri ukrainas dhe ministri i Industrive Strategjike, Oleg Uruskiy tha se ai e sheh si pozitiv bashkëpunimin midis vendit të tij dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes.

1562906

“Bashkëpunimi i shtuar me Turqinë është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e kompanive të mbrojtjes ukrainase si një forcë shtytëse”, deklaroi Uruskiy.

Oleg Uruskiy për agjencinë e lajmeve “Anadolli” tha se marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në shumë fusha, ndërsa janë mbajtur edhe takimet me kompanitë kryesore turke mbi avancimin e tregtisë dypalëshe.

“Ky bashkëpunim bazohet në përvojën e mirë për ne nga njëra anë dhe përfitimin dhe dobinë e ndërsjellë nga ana tjetër”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri ukrainas gjithashtu bëri të ditur se kompanitë ukrainase bashkëpunojnë në mënyrë aktive me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes si ASELSAN, ROKETSAN, HAVELSAN, Korporata e Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKEK), Delta Defense, BAYKAR dhe shumë kompani të tjera turke.

Uruskiy vuri në dukje se kapaciteti i kompanive të dy vendeve për projekte në fushën e mbrojtjes është mjaft i lartë dhe se të dy vendet mund të plotësojnë njëra-tjetrën dhe të prodhojnë armë bashkëkohore.

Lajme të ngjashme