Libani ankohet në OKB për shkelje të sovranitetit nga Izraeli

Autoritetet libaneze po i drejtohen edhe një herë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) për shkeljet e kufijve të tij ajrorë dhe detarë nga Izraeli.

1562849
Libani ankohet në OKB për shkelje të sovranitetit nga Izraeli

Autoritetet libaneze po i drejtohen edhe një herë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) për shkeljet e kufijve të tij ajrorë dhe detarë nga Izraeli.

Në deklaratën e saj me shkrim, ushtria libaneze tërhoqi vëmendjen në shtimin kohët e fundit të shkeljeve të hapësirës ajrore dhe kufijve të vendit nga Izraeli.

Një luftanije izraelite hyri në ujërat territoriale libaneze të martën në mbrëmje dhe avionët luftarakë të Izraelit e kanë shkelur 11 herë hapësirën ajrore në pjesën jugore të vendit, vijon deklarata. 

Në deklaratë u theksua gjithashtu se shkeljet kufitare në fjalë të ushtrisë izraelite janë monitoruar nga afër në koordinim me Taskforcën e Përkohshme të OKB-së (UNIFIL), që është vendosur në kufirin midis dy vendeve.

Kurse në deklaratën me shkrim të bërë nga Presidenca libaneze thuhet se Presidenti Michel Avn i ka dhënë udhëzimet e duhura ministrit të Jashtëm, Sherbil Wahbe në lidhje me shkeljet e kufirit të vendit nga Izraeli.

Presidenti Avn i kërkoi Wahbe që t'u dërgonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nga një letër urgjente që dënon shkeljet ajrore të Izraelit kundër sovranitetit të Libanit.

Dronët, aeroplanët luftarakë dhe anijet luftarake izraelite i shkelin shpesh kufijtë libanezë.

Zyrtarët libanezë ankohen me çdo rast për këto shkelje në OKB.



Lajme të ngjashme