Irak – Operacion kundër DAESH në Kirkuk, vriten 7 terroristë
Në operacionin e filluar kundër organizatës terroriste DAESH në rrethinat e qytetit Kirkuk në Irak janë vrarë 7 pjesëtarë të kësaj organizate.
1562623

Afër qytezës Havixhe në jug të Kirkikut ka nisur një operacion kundër organizatës terroriste DAESH.
Operacioni mbështet nga ajri nga forcat e Koalicionit Ndërkombëtar Kundër DAESH-it, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Afër luginës Shay u asgjësuan 2 vendstrehime të pjesëtarëve të DAESH-it dhe u vranë 7 terroristë.
Në operacion merr pjesë edhe ushtria irakiane me detyrë në këtë rajon dhe mësohet se operacioni do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera.