Gjermania e kënaqur për rifillimin e bisedimeve Turqi-Greqi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Marie Adebahr në lidhje me bisedimet eksploruese që do të fillojnë [25 janar] ndërmjet Turqisë dhe Greqisë tha se parimisht e kanë mirëpritur me tone pozitive një vendim të tillë.

1563096
Gjermania e kënaqur për rifillimin e bisedimeve Turqi-Greqi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Marie Adebahr në lidhje me bisedimet eksploruese që do të fillojnë [25 janar] ndërmjet Turqisë dhe Greqisë tha se parimisht e kanë mirëpritur me tone pozitive një vendim të tillë, duke e cilësuar atë si një hap të mirë dhe të rëndësishëm.

Në një konferencë shtypi në Berlin, Adebahr tha se Gjermania gjatë presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE), që e mori në gjysmën e dytë të vitit 2020, bëri përpjekje për mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Greqisë dhe Turqisë.

Duke deklaruar se ata gjithmonë theksojnë se zgjidhja më e logjikshme për mosmarrëveshjet e kufirit detar është që kjo të arrihet me negociata midis palëve dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar, Adebahr shtoi:

"Prandaj, ne mirëpresim njoftimin e bërë nga të dy palët që bisedimet eksploruese, të cilat u ndërprenë në vitin 2016, tani do të rinisin më 25 janar. Ky është një hap i mirë dhe i rëndësishëm, është një lajm i mirë për të gjithë rajonin."

Në këtë situatë, informimi mbi agjendën e negociatave dhe përcaktimi i çështjeve janë tema që u takojnë palëve greke dhe turke, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane dhe bëri këtë vlerësim: "Për momentin nuk do të ishte e dobishme formulimi nga jashtë i ndonjë pritjeje në lidhje me këto bisedime”. 

Është raportuar se raundi i 61. i bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë do të mbahet më 25 janar në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme