Rusi – Fillon në Kremlin takimi trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan për Karabakun Malor

Në kryeqytetin Moskë të Rusisë ka filluar takimi në lidhje me Karabakun Malor ndërmjet Presidentit Vladimir Putin, homologut nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev dhe Kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan.

1561539
Rusi – Fillon në Kremlin takimi trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan për Karabakun Malor

Putini falënderoi Aliyevin dhe Pashinyanin për ardhjen në Moskë, gjatë një prononcimi përpara fillimit të takimit trepalësh në Kremlin (pallati presidencial rus).

Lideri rus tha se hapat e ndërmjetësimit të Rusisë kishin për qëllim sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm, ndërsa theksoi se armëpushimi tashmë i arritur ndërmjet dy vendeve po zbatohet në mënyrë të qëndrueshme.

“Me të gjitha hapat e saj, Rusia përpiqet të ndjekë parimet themelore të specifikuara në Grupin e Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ne këshillohemi me partnerët tanë vazhdimisht për hapat që ndërmarrim”, deklaroi Putini.

Ai theksoi rëndësinë e përcaktimit të vijave të marrëveshjes së arritur më 10 nëntor 2020 mbi Karabakun Malor.

“E kam fjalën për çështjet që lidhen me aktivitetet e paqeruajtësve rusë, përcaktimin e vijave kufitare, zgjidhjen e problemeve humanitare, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Veçanërisht çështja e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe të transportit dhe hapja e kufijve kanë një rëndësi të madhe”, sqaroi presidenti rus mes të tjerash.



Lajme të ngjashme