Delegacioni shkencor i OBSH-së në Kinë këtë javë për të hetuar origjinën e COVID-19

Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të shkojnë në Kinë më datë 14 janar për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19.

1561327
Delegacioni shkencor i OBSH-së në Kinë këtë javë për të hetuar origjinën e COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) publikoi një njoftim të shkurtër në lidhje me vizitën që ekipi i ekspertëve të OBSH-së do të realizojë në vend.

Sipas NHC-së, delegacioni i përbërë nga ekspertë të OBSH-së do të ketë takime me homologët kinezë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Pekin, më datë 6 janar, pati njoftuar se vendi i saj po e vazhdon komunikimin e afërt dhe po bashkëpunon për t'u mundësuar ekspertëve të OBSH-së që të mbërrijnë në Kinë dhe të hetojnë origjinën e COVID-19.

Duke theksuar se Kina në njërën anë po përpiqet me të gjitha forcat për të parandaluar pandeminë brenda vendit dhe në anën tjerë po përshpejton përgatitjet për ekspertët që do të shkojnë, zëdhënësja Hua pati thënë gjithashtu se po punojnë për t'u krijuar ekspertëve të OBSH-së kushtet më optimale për hetimin.

Një ekipi shkencor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan, i qe ndaluar hyrja në Kinë, vend që kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor 2020, pas muajsh negociata me OBSH-në.

Dy zyrtarë të ekipit qenë nisur drejt Kinës, por njëri u kthye dhe tjetri mbeti në transit në një vend të tretë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pati thënë më 5 janar se ndalesa kishte ndodhur për shkak të mungesës së vizave dhe se ai ishte “shumë i zhgënjyer” që Pekini nuk kishte siguruar ende lejet për ekipin “duke pasur parasysh se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtojnë në minutën e fundit”.

Ai pati bërë me dije edhe se ishte në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar “se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar”.

Gjithashtu Mike Ryan, drejtor Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, pati thënë se problemi i vizave po e pengonte delegacionin shkencor të organizatës që të hyjë në Kinë.



Lajme të ngjashme