Takim trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan të hënën në Moskë

Një takim trepalësh do të mbahet të hënën në Moskë ndërmjet Kryetari të Shtetit të Rusisë - Vladimir Putin, Presidentit të Azerbajxhanit - Ilham Aliyev dhe Kryeministrit të Armenisë - Nikol Pashinyan.

1560734
Takim trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan të hënën në Moskë

Kremlini (pallati presidencial rus) njoftoi përmes një komunikate të shkruar se një takim trepalësh me pjesëmarrjen e Aliyevit dhe Pashinyanit do të mbahet në Moskë më 11 janar 2021, me iniciativën e Putinit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kremlini, në këtë takim është planifikuar të diskutohen ecuria e procesit të zbatimit të deklaratës së përbashkët të nënshkruar në Karabakun Malor më datë 9 nëntor 2020 dhe hapat që mund të merren për të zgjidhur problemet ekzistuese në rajon.

“Gjithashtu Putini ka në plan të zhvillojë takime të ndara me Aliyevin dhe Pashinyanin”, theksohet në komunikatë dhe shtohet se bisedimet do të përqendrohen në sigurimin e ndihmës humanitare për banorët e zonave të prekura nga konfliktet, në heqjen e pengesave në tregti, ekonomi dhe rrjetet e transportit, si dhe në zhvillimin e këtyre sektorëve.



Lajme të ngjashme