Palestinë – Hamasi braktis kushtin që i kishte paraqitur Fatahut

Lëvizja Hamas në Gazë ka hequr dorë nga kushti i saj për mbajtjen e njëkohshme të zgjedhjeve për këshillin presidencial, legjislativ dhe kombëtar në Palestinë.

1556392
Palestinë – Hamasi braktis kushtin që i kishte paraqitur Fatahut

Wasfi Qabha, anëtar i stafit drejtues të Hamasit, deklaroi se ata kanë marrë garanci nga bashkësia ndërkombëtare dhe bota arabe që zgjedhjet do të mbahen me radhë, si dhe do të ndiqen e vëzhgohen në mënyrë të drejtë dhe larg hijes së dyshimit.

Qabha gjithashtu theksoi se është e garantuar që zgjedhjet do të mbahen brenda 6 muajsh në një atmosferë të përshtatshme.

Ndërsa një tjetër zyrtar i Hamasit vuri në pah se garancitë për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme brenda 6 muajsh, duke filluar me to legjislative, Lëvizja i ka marrë nga shtete të rëndësishme për rajonin të tilla si Egjipti, Jordania, Katar, Rusia dhe Turqia.

Ai tha se pas garancive të vendeve në fjalë, Hamasi ka hequr dorë nga kushti i mëparshëm për mbajtjen e njëkohshme të zgjedhjeve.

“Lëvizja tani ia ka hedhur topin Fatahut dhe Presidentit palestinez, Mahmoud Abbas”, shtoi ai.

Sipas deklaratës me shkrim të lëshuar ditën e shtunë nga administrata palestineze, Presidenti Abbas mori një mesazh të shkruar nga Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Që nga viti 2007, kur Hamasi fitues i zgjedhjeve të 2006-s në Palestinë mori kontrollin e Rripit të Gazës, ky i fundit është skenë e një përçarjeje politike të madhe ndërmjet lëvizjeve Hamas dhe Fatah, dy forca të mëdha që veprojnë në territoret palestineze nën okupimin dhe bllokadën izraelite.



Lajme të ngjashme