Gjermani – Një letër kërcënuese i dërgohet Xhamisë Qendrore në Hessen

Një letër kërcënuese që përmbante shenjën e svastikës dhe deklarata raciste u dërgua në Xhaminë Qendrore të Bashkësisë Islame Turke për Çështjeve Fetare në Gjermani (DITIB).

1555187

Hakan Akbulut, kryetari i Shoqatës së Xhamisë Qendrore të DITIB në Waechtersbach, një qytet në provincën Hessen, tha se ata morën një letër të dërguar dje me postë pa asnjë informacion dërguesi mbi të.

Akbulut tha se letra përmbante shenjën e svastikës dhe deklarata raciste.

Akbulut tha se ata hasën në një mesazh kërcënues që nuk ishte në përputhje me parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Një sistem i bazuar në armiqësi nuk mund të jetë një sistem nga i cili mund të përfitojë dikush”, bëri të ditur Akbulut.

Duke dënuar personin ose personat që dërguan letrën, Akbulut tha se policia ka filluar një hetim në lidhje me incidentin.

Lajme të ngjashme