SHBA – Presidenti Donald Trump firmos ligjin për Tajvanin, zemërohet Kina

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi të dielën Ligjin e Sigurimit të Tajvanit, i cili ishte pjesë e kostos më të gjerë të shpenzimeve të qeverisë federale prej 1,4 trilionë dollarë për vitin fiskal të 2021.

1553434
SHBA – Presidenti Donald Trump firmos ligjin për Tajvanin, zemërohet Kina

Ky projektligj u nënshkrua pas disa ditësh bllokimi së bashku me paketën stimuluese kundër koronavirusit të ri (COVID-19), e cila përfshin një ndihmë prej 900 miliardë dollarësh.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e miratoi unanimisht Ligjin e Sigurimit të Tajvanit në maj të vitit 2019, kur ai iu shtua projektligjit të shpenzimeve të atij viti fiskal që duhej të shqyrtohej nga Senati.

Ligji synon të forcojë lidhjet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe inkurajon Tajvanin të rrisë shpenzimet e tij të mbrojtjes.

Duke kritikuar ligjin, Kina e quajti veprimin amerikan një "ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës".

"Kina e kundërshton vendosmërisht Ligjin amerikan të Sigurimit të Tajvanit dhe SHBA-ja duhet t'i japë fund ndërhyrjes në punët e brendshme të Kinës duke përdorur çështjen e Tajvanit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, në një konferencë për media në Pekin, sipas të përditshmes "Global Times".

Që kur ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, administrata e Presidentit Trump ka miratuar 8 shitje armësh në Tajvan, të cilat përfshijnë raketa kruz kundër anijeve dhe dronëve.

Ligji përfshin gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit zyrtar për pjesëmarrjen e plotë të Tajvanit në OKB e organizata të tjera, si dhe siguron 3 milionë dollarë për aktivitetet e Kornizës Globale të Bashkëpunimit dhe Trajnimit SHBA-Tajvan.

Kina pretendon se Tajvani është një "provincë e shkëputur", ndërsa Taipei ka insistuar në pavarësinë e tij që nga viti 1949.

Të paktën 16 vende e njohin atë si të tillë dhe kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Taipein.

Ndërkohë që SHBA-ja ka shprehur mbështetje të hapur për Tajvanin duke shitur armë të teknologjisë së lartë në Taipei, Kina ka rritur operacionet e saj ushtarake në këtë rajon. / AA



Lajme të ngjashme