Forcat armene shkelin përsëri armëpushimin në Karabakun Malor, martirizojnë një ushtar azerbajxhanas

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur të hënën se forcat armene në Karabakun Malor kanë shkelur përsëri armëpushimin duke martirizuar edhe një ushtar azerbajxhanas.

1553419
Forcat armene shkelin përsëri armëpushimin në Karabakun Malor, martirizojnë një ushtar azerbajxhanas

“Më 27 dhjetor, rreth orës 15:30, një grup i armatosur ilegal armen ose një çetë prej 6 mbetjeve të forcave të armatosura armene sulmuan njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit në drejtim të fshatit Aghdam (Akaku) të rajonit Khojavend. Ushtari Ganbarov Elmir Rayil, anëtar i Ushtrisë së Azerbajxhanit, u martirizua; ndërsa ushtari Aliyev Emin Suleyman, gjithashtu anëtar i Ushtrisë së Azerbajxhanit, u plagos. Si rezultat i veprimeve të ndërmarra, të 6 anëtarët e grupit të armatosur ilegal armen u neutralizuan”, bëri me dije Ministria përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ajo gjithashtu paralajmëroi kundër “masave të vendosura” nga ushtria azerbajxhanase nëse një rast i tillë përsëritet.



Lajme të ngjashme