Maroku, SHBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi trepalëshe

Mbreti i Marokut Mohamedi i 6-të priti në takim delegacionin e përbashkët të Amerikës dhe Izraelit në Rabat, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve (me Izraelin) .

1550431
Maroku, SHBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi trepalëshe

Maroku, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi trepalëshe.

Mbreti i Marokut Mohamedi i 6-të priti në takim delegacionin e përbashkët të Amerikës dhe Izraelit në Rabat, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve (me Izraelin) .

Pas pritjes, krerët e delegacioneve nga Maroku, SHBA dhe Izraeli dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Punëve të Jashtme të Marokut, Nasser Burita deklaroi se negociatat ishin pozitive, u nënshkrua një marrëveshje e përbashkët trepalëshe e bashkëpunimit për të përmirësuar marrëdhëniet dhe u vendosën që brenda dy javësh të krijohen zyrat e komunikimit të ndërsjellë.

Burita theksoi se marrëveshja përfshin fillimin e menjëhershëm të kontakteve midis zyrtarëve izraelitë dhe homologëve të tyre marokenë, "duke përfshirë edhe krijimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe diplomatike".

Kurse Jared Kushner, këshilltari i përgjithshëm dhe dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump tha: "jam mirënjohës ndaj mbretit të Marokut për vendimet e tij strategjike".

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin sovranitetin e Marokut në Saharanë Perëndimore dhe së shpejti do të hapin një konsullatë në Dahla." tha Kushner.

Kreu i delegacionit izraelit, ishte kreu i Këshillit të Sigurimit të vendit, Meir Ben-Shabbat i cili tha: "Paqja midis dy vendeve i bëri të lumtur të gjithë, veçanërisht hebrenjtë marokenë".

Në konferencës e përbashkët për shtyp, u njoftua se marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin e përbashkët midis dy vendeve në fushat e aviacionit civil, hapjen e kanaleve zyrtare të komunikimit, teknologjisë dhe ekonomisë.

Edhe në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria marokane e Punëve të Jashtme, bëhet e ditur se 4 marrëveshje u nënshkruan në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit gjatë vizitës së delegacioneve të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit.

 



Lajme të ngjashme