Maas nuk e vlerëson të drejtë kërkesën e Greqisë për embargo ndaj Turqisë

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas thotë se nuk e ka vlerësuar si të drejtë kërkesën e Greqisë për vendosjen e embargos për Turqinë për shkak të zhvillimeve në Mesdheun Lindor.

1549792

Në një prononcim të bërë për agjencinë gjermane të lajmeve “DPA”, ministri Maas tha: “Nuk e konsideroj si të drejtë kërkesën për një embargo armësh kundër Turqisë. Kjo nuk është e lehtë të bëhet me një partner të NATO-s. Ne pamë që Turqia, një aleate e NATO-s, mori me lehtësi raketa nga Rusia sepse nuk mund t’i merrte ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”.

Ministri gjerman gjithashtu tha se ai ende nuk ka humbur shpresën se mosmarrëveshja në Mesdheun Lindor do të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike.

“Sigurisht që ne vazhdojmë të besojmë se ekziston një zgjidhje për mosmarrëveshjet dhe se nuk duhet të heqim përgjithmonë një partner të NATO-s nga bashkëpunimi i armatimit”, vlerësoi ministri Maas.

Lajme të ngjashme