Sulm ndaj një xhamie në Sontheim të Gjermanisë

Në qytezën Sontheim të Baden-Württemberg të Gjermanisë, në muret e xhamisë “Fatih”, që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) u shkruan shprehje islamofobike, u vizatuan kryqe dhe u zhgaravit tabela e saj.

1548220

Kryetari i shoqatës së xhamisë, Ali Ozdemir tha se muret e xhamisë natën ishin zhargavitur në 8 pika të ndryshme së bashku me tabelën e xhamisë.

Duke deklaruar se ndjehej shumë keq për sulmin, Ozdemir tha: “Për 30 vjet në Sontheim ne kemi respektuar njerëzit dhe jemi trajtuar gjithmonë me respekt. Ne jemi një organizatë transparente, ne jemi pjesë e Sontheim dhe dera jonë është e hapur për të gjithë. Ne veçanërisht duam që të gjithë të jetojnë së bashku në paqe. Në 2019, dritaret tona u dëmtuan nga armët e zjarrit, por autorët nuk u identifikuan. Ne kërkojmë që autorët e këtij sulmi të kapen sa më shpejt të jetë e mundur".

Ai tha se shkuan menjëherë në polici dhe policia bëri inspektime në xhami dhe ka filluar një hetim në lidhje me sulmin.

Lajme të ngjashme