Palestina akuzon OKB-në për standard të dyfishtë

Palestina i ka bërë apel Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të heqë dorë nga politika e standardeve të dyfishta dhe t’i kërkojë llogari Izraelit për shkeljet që po u bën rezolutave ndërkombëtare.

1545118
Palestina akuzon OKB-në për standard të dyfishtë

Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të heqë dorë nga politika e standardeve të dyfishta në çështjet ndërkombëtare, të zbatojë rezolutat ndërkombëtare dhe të kërkojë llogari nga Izraeli që i shkel këto rezoluta, thotë Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës në një komunikatë të shkruar.

“Izraeli ka vënë në dispozicion shuma të mëdha për të përgatitur infrastrukturën me qëllim për të legjitimuar më shumë se 70 vendbanime të vogla çifute në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe që do t’i bashkojë këto me vendbanimet e tjera të mëdha, thuhet në vijim të komunikatës.

Ministria dënon sulmet provokuese që u bëhen palestinezëve nga kolonët izraelitë, në veçanti nga ata që jetojnë në Al-Khalil (Hebron) dhe paralajmëron për rrezikun e madh që krijon rritja në ndërtimin e vendbanimeve në prag të largimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

 


Lajme të ngjashme